24 Korrik, 2026
197% rritje për automjetet elektrike / Deputeti i PD Hoti kërkon votën e Kuvendit të enjten për projektligjin e mjeteve elektrike
Deputeti i i PD i Qarkut Shkodër, Kliti Hoti, ka paraqitur sot një projektligj në Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisionin e Burimeve Natyrore Infrastrukturen dhe Burimeve te Qëndrueshme, për nxitjen e automjeteve dhe motomjeteve elektrike. Nisma…
Deputeti i i PD i Qarkut Shkodër, Kliti Hoti, ka paraqitur sot një projektligj në Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisionin e Burimeve Natyrore Infrastrukturen dhe Burimeve te Qëndrueshme, për nxitjen e automjeteve dhe motomjeteve elektrike.
Nisma vjen në një moment tranzicioni të rëndësishëm, ku tregu elektrik në vend po rritet me rreth 197% per vitin 2026 dhe zë 12.7% të regjistrimeve të reja. Votimi i këtij projektligji në Kuvend pritet të bëhet këtë të enjte, më 18 qershor.
Sipas deputetit Hoti, ky zhvillim po ndodh tashmë dhe duhet drejtuar me ligj. Projektligji mbështetet në dy instrumente kryesore:
Identifikimi i mjeteve elektrike përmes targave të veçanta.
Paketa lehtësuese fiskale 5-vjeçare, e cila parashikon përjashtim të plotë nga taksat dhe tarifat për dy vitet e para, dhe reduktim të tyre për tri vitet pasardhëse.
Nisma sjell përfitime të qarta ekonomike dhe mjedisore. Përveç kostos më të ulët për familjet, projektligji është i leverdisshëm edhe për buxhetin e shtetit: sipas një analize të Universitetit Stanford, çdo 1 lek i investuar në këtë nxitje kthen rreth 1.87 lekë. Për më tepër, duke qenë se mbi 85% e energjisë në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet, mjetet elektrike do të jenë vërtet të pastra, duke ndikuar direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në uljen e barrës mbi buxhetin e shëndetësisë.
Ky projektligj përafron Shqipërinë me Direktivën europiane 2019/1161, si dhe me modelet e suksesshme të Italisë dhe Spanjës.
”Tregu po lëviz me 197% rritje në vit. Ne nuk po eksperimentojmë, po mbrojmë një politikë që tashmë funksionon dhe që Europa e ka vërtetuar. Kjo është një zgjidhje konkrete, në momentin e duhur. Avantazhi i atij që fillon i pari është yni për ta marrë, nëse veprojmë tani”, thekson deputeti Hoti.







