Kush do jetë kryetari i ardhshëm i PD Shkodër? Nis puna për zgjedhjet e reja / Në fokus edhe analiza e zgjedhjeve, Foltorja dhe protesta e opozitës

PD Shkodër zhvilloi një mbledhje të kryesisë në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Në takim u diskutua mbi vijimin e takimeve të përjavshme të “Foltores” me qytetarët dhe deputetët, procesin e riorganizimit të strukturave, analizën e zgjedhjeve të 11…

PD Shkodër zhvilloi një mbledhje të kryesisë në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Në takim u diskutua mbi vijimin e takimeve të përjavshme të “Foltores” me qytetarët dhe deputetët, procesin e riorganizimit të strukturave, analizën e zgjedhjeve të 11 majit dhe përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së PD Shkodër, në përputhje me vendimet e kryesisë së PD në qendër.

Kryetarja e degës, Eliona Shkreli, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e së hënës, në orën 18:00, para Kryeministrisë, kundër qeverisë, të cilën ajo e akuzon për korrupsion, lidhje me krimin dhe përdorim të parave të drogës.

Sipas Shkrelit, qëllimi i opozitës është i qartë: rrëzimi i qeverisë aktuale dhe krijimi i një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në mbledhje mori pjesë drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Luçiano Boçi si dhe deputetët e PD Bardh Spahia, Greta Bardeli dhe Kliti Hoti.

lajme të ngjashme