Anulohen finalet e boksit / Zef Gjoni: Nuk i kam frikë vagabondat e Tiranës dhe Fierit / Presione dhe dhunë, tërhiqen arbitrat

Finalet e kampionatit kombëtar të boksit janë anuluar në mënyrë të paprecendentë për herë të parë në historinë e këtij sporti. Presionet e pafundme ndaj boksierëve dhe arbitrave nga Presidenca e Partizanit kanë bërë që gjyqtarët të tërhiqen duke mos…

Finalet e kampionatit kombëtar të boksit janë anuluar në mënyrë të paprecendentë për herë të parë në historinë e këtij sporti.

Presionet e pafundme ndaj boksierëve dhe arbitrave nga Presidenca e Partizanit kanë bërë që gjyqtarët të tërhiqen duke mos pranuar që të gjykojnë ndeshjet finale.

Kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni deklaroi se gjitha kjo u bë nga Partizani për t’i marrë me dhunë titullin e 28-të kampiom kuqebluve.

Vllaznia kishte 3 finaliste në finale dhe ishte shumë pranë titullit por tërheqja e arbitrave bëri që finalet të anulohen dje për momentin Vllaznisë t’i mohohet titulli i 28-të kampion.

Trajneri Gjoni tha se ai nuk i trembet as vagabondëve të Tiranës dhe as të Fierit por problemi është tek sportistët që janë vënë nën presion si Ani Haxhillari dhe Arjon Kajoshi i Vllaznisë.

Ky i fundit ka marrë gjithë fisin me vete në pallatin e sportit për ta mbrojtur në mënyrë që të mos i ndodh asgjë.

Kjo situatë është e turpshme dhe absurde për Federatën Shqiptare të Boksit por edhe për policinë e shtetit që duke patur gjitha informacionet dhe duke parë dhunën dhe presionet e dy ditëve të para nuk morën masat e duhura për të siguruar rend dhe qetësi në ndeshjet finale.

Tashmë është e paqartë se cila do të jetë zgjidhja pas anulimit të ndeshjeve finale të boksit ku Vllaznia ishte shumë pranë fitimit të titullit kampion për të 28-ën herë duke qenë skuadra absolute për trofe.

lajme të ngjashme