Projekti me panele diellore në 3 shkollat e Shkodrës / Këshilltari socialist Dama për abstenimin e demokratëve: PD mendjengushtë

Anëtari i këshillit bashkiak Shkodër në radhët e PS Fatbardh Dama ka reaguar pas vedimit të këshilltarëve demikrat të cilët abstenuan ndaj projekt vendimit për projektin Synny School që lidhet me vendosjen e paneleve diellore në 3 shkolla të qytetit.…

Anëtari i këshillit bashkiak Shkodër në radhët e PS Fatbardh Dama ka reaguar pas vedimit të këshilltarëve demikrat të cilët abstenuan ndaj projekt vendimit për projektin Synny School që lidhet me vendosjen e paneleve diellore në 3 shkolla të qytetit. PD abstenoi me idenë se ky projekt duhej të ishte shpërndarë edhe në shkolla të tjera.

Pavarësisht abstenimit të PD, ky projekt vendim u miratua me votat e PS dhe PSD por këshilltari Dama edhe si pjesë e shkollës “Ndre Mjeda” që është njëra prej shkollave ku do vendosen panelet diellore, reagoi ndaj asaj vendimarrje të PD.

Ja se çfarë shkruan këshilltari Dama në statusin e plotë:

Sot, për të disatën herë radhazi, anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së në Shkodër vendosën të na rikujtojnë se mendjengushtësia është një “vlerë” që kultivohet me përkushtim ndër vite. Pas më shumë se 30 vitesh praktikë, ata vijojnë të jenë besnikë të së njëjtës filozofi: më mirë errësirë konstante, sesa një rreze dielli për Shkodrën.

Në një ditë ku bota flet për energji të pastër, kursim dhe të ardhme për fëmijët, ata zgjodhën të votojnë kundër projektit Sunny School, një grant për të cilin Bashkia Shkodër aplikoi dhe e fitoi.

Ky projekt synon vendosjen e impianteve fotovoltaike në shkollat “Ndre Mjeda”, “Salo Haliti” dhe “Ndoc Mazi”. Sepse, mesa duket, dielli paska ngjyrë politike dhe panelet fotovoltaike qenkan më të rrezikshme se errësira e përhershme.

Shkodra, edhe një herë, u tentua të lihet nën hijen e reve të zeza, jo atyre të motit, por atyre mendore. Një qytet që kërkon zhvillim, kursim energjie dhe kushte më të mira për nxënësit, u përball sot me refrenin e vjetër: “jo për Shkodrën, po kundër Shkodrës”.

Në fund të fundit, për disa, e ardhmja është ende një koncept i huaj… sidomos kur vjen me panele diellore dhe dritë.

lajme të ngjashme