Ilir Beqaj mbet në burg / Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e tij për t’u liruar

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kushtetuesja ka lënë në fuqi masat e caktuara më parë nga të gjitha nivelet e tjera të…

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kushtetuesja ka lënë në fuqi masat e caktuara më parë nga të gjitha nivelet e tjera të gjyqësorit, duke mos gjetur shkelje kushtetuese në procesin e ndjekur ndaj tij.

​Beqaj, i cili mbahet në ambientet e paraburgimit prej korrikut të vitit 2024, pretendoi se vendimet e GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë ishin të paligjshme dhe kërkoi rigjykimin e çështjes. Megjithatë, trupa gjykuese vlerësoi se pretendimet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar gjendjen e tij penale.

​Ish-ministri po hetohet për dy çështje të ndryshme. E para është abuzimi me fondet e SASPAC. Dyshohet se gjatë kohës që drejtonte këtë institucion, Beqaj dhe bashkëpunëtorë të tij kanë krijuar një skemë përmes faturave fiktive për të përfituar në mënyrë të parregullt nga fondet e Bashkimit Evropian.

Akuza e dytë është për koncesionin e sterilizimit. Paralelisht, ai akuzohet edhe për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën për pajisjet kirurgjikale, një hetim që po vijon në proceset e tjera gjyqësore.

lajme të ngjashme