KPA rikthen në detyrë prokurorin shkodran Lazër Çardaku / Rrëzohet vendimi i KPK i një viti më parë

Prokurori shkodran Lazër Çardaku është rikthyer në dtyrë nga Kolegji j Posaçëm i Apelimit. Pas shkarkimit nga detyra nga KPK më 20 janar të 2025, KPA ka hedhur poshtë atë vendim duke e ndryshuar dhe duke konfirmuar në detyrë prokurorin…

Prokurori shkodran Lazër Çardaku është rikthyer në dtyrë nga Kolegji j Posaçëm i Apelimit.

Pas shkarkimit nga detyra nga KPK më 20 janar të 2025, KPA ka hedhur poshtë atë vendim duke e ndryshuar dhe duke konfirmuar në detyrë prokurorin Lazër Çardaku i cili do të vijojë punën e tij pranë prokurorisë së gjykatës të apelit në Tiranë.

Për shumë vite Çardaku shërbeu në Shkodër si prokuror por pas transferimit të Gjykatës së Apelit në Titranë vijoi atje punën.

Ja vendimi i plotë i KPA për prokurorin shkodran Çardaku:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2024, datë 27.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Çardaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 812, datë 08.11.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1.     Ndryshimin e vendimit nr. 812, datë 08.11.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Lazër Çardaku.

2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.01.2026.

lajme të ngjashme