28 Korrik, 2026
Luli: Hap lexo. Bjanku: Mos u sill si mësues fiskulture / Debat me tone të ashpra në Këshillin Bashkiak të Shkodrës
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës në radhët e PD Florian Bjanku dhe kryetarit i këtij këshilli Oltion Luli u përfshinë në një debat mes njëri-tjetrit. Bjanku propozoi që draft-rregullorja për dhënien e titujve të nderit të mos miratohet për…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës në radhët e PD Florian Bjanku dhe kryetarit i këtij këshilli Oltion Luli u përfshinë në një debat mes njëri-tjetrit.
Bjanku propozoi që draft-rregullorja për dhënien e titujve të nderit të mos miratohet për shkak se kishte kaluar afatet dhe nuk ishte në përputhje me ligjin.
Kreu i këshillit e kundërshtoi një gjë të tillë.
Debati mes tyre kaloi edhe në etiketime personale teksa kryetari Luli i tha Bjankut se të lexojë më shumë se është profesor juridiku ndërsa Bjanku iu përgjigj duke i thënë se nuk mund të sillet si mësues fiskulture për shkak se Luli është një ish sportist.
Kjo draft-rregullore nuk u miratua sepse e kundërshtuan edhe vetë socialistët.





